Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, për shkak të plagëve të rënda, viktima ka humbur jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe njoftimin e familjarëve.





