TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi është marrë në pyetje për 21 Janarin. Pas daljes nga SPAK, Topi ka deklaruar se çështja është nën hetim dhe nuk mund të flasë më shumë se aq.
“Unë kam folur për 21 janarin vazhdimisht. Por sot do të më kuptoni, meqë është institucion hetimi po e mbyll me kaq. Unë kërkoj mirëkuptim, qëndrova se më thatë. Dihet, funksioni i SPAK është hetimi për të dalë e vërteta, në respekt të institucionit. Çdo gjë është në fazë hetimi në këtë institucion, e mbyll me kaq”, tha Bamir Topi.
Çështja “21 janari”
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një “grusht shteti” për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg





