Milani gjen sulmues në Angli, Tare pranë akordit

0
Screenshot

Niclas Fullkrug duket se është i zgjedhuri i Milanit për sulmin. Klubi italian është pranë akordit për transferimin e sulmuesit gjerman nga West Ham.

Drejtori i kuqezinjve, Igli Tare po punon të mbyllë marrëveshjen, për një huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa nga anglezët kërkesat janë të tjera.

Drejtuesit e West Ham, duan huazim, por me detyrim blerjeje në fund të sezonit, në bazë të disa objektivave.

Thuhet se vetë Fullkrug ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Serinë A, pasi ka hasur probleme në Premier League.

Akordi mund të mbyllet për një huazim, me të drejtë blerjeje për 13 ose 15 milionë euro. Ai mund të zbarkojë në Itali pas 2 janarit, për vizitat mjekësore dhe debutimi mund të vijë më 8 janar.