“Shqiponjat” aksion në qendër të Fierit, shoqërohet adoleshenti para syve të qytetarëve, mister arsyet

0

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme një adoleshent në sheshin qendror të qytetit të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në prani të qytetarëve të cilët e kanë ndjekur me habi e kureshtje, ndërsa nuk raportohet për incidente apo përdorim force.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të adoleshentit ndërsa pritet njoftimi zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.