Gjendet i pajetë i moshuari i humbur disa ditë më parë në Elbasan

0

Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij në prag të natës së ndërrimit të viteve.
Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit, i cili vuante nga demenca, është konstatuar i pajetë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes dhe vendi ku 82 vjeçari u gjet i pajetë, ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Sakaq, policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.