Dita e Ujit të Bekuar: Hermes Halili kap kryqin në Elbasan

0

Nga Entela Duka
Moti me shi nuk ndali besimtarët ortodoks në Elbasan të kremtonin Ditën e Ujit të bekuar. Kisha “Shën Nikolla “ nën drejtimin e Mitropolitit Imzot Andoni organizoi hedhjen e kryqit në ujë, në një nga pishinat e qytetit ku ky ritual është i përvitshëm. 3 të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të kapur kryqin, duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte 14 vjeçari Hermes Halili nga shkolla Jeronim de Rada ai që nxori kryqin nga uji, nga ku shprehi lumturinë dhe përcolli urimin e tij.

Dita e Ujit të Bekuar kremton pagëzimin e Krishtit. Kryqi duhet të kapet nga besimtarët i cili simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre. Besimtarët marrin prej ujit të bekuar për ta ruajtur gjatë gjithë vitit për të spërkatur shtëpitë e tyre.