Shënohet viktima e parë nga moti! Gjendet i mbytur punonjësi i bashkisë Durrës. Emri

0

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, punonjës i Bashkisë Durrës, i cili ishte raportuar i humbur prej dy ditësh.

Trupi i tij është gjetur i mbytur në një kanal, në zonën e Plepave, rreth 15 metra larg Marinës Detare.

Viktima ishte shpallur i humbur nga familjarët, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar gjatë dy ditëve të fundit.

VoxNews ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet zona ku u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit.

DURRËS- Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.