Del foto e punonjësit të bashkisë Durrës që humbi jetën nga përmbytjet. Institucioni bën sqarim

0

Durrës, 8 janar 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Durrës, ku është gjetur i pajetë punonjësi i Bashkisë Durrës, Astrit Hysenaj. Viktima ishte i punësuar pranë Ndërmarrjes Komunale Plazh, ndërsa autoritetet po trajtojnë rrethanat e rastit sipas procedurave ligjore.

Në reagimin zyrtar për mediat, Bashkia Durrës sqaron se Astrit Hysenaj ishte paraqitur normalisht në punë më 6 janar 2026 dhe ishte larguar nga ambientet e punës rreth orës 10:30. Pas mungesës së tij në banesë, familjarët kanë kërkuar informacion dhe më pas kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka nisur veprimet përkatëse.

Më poshtë, njoftimi zyrtar i Bashkisë Durrës për mediat:

Informacion për mediat nga Bashkia Durrës

Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit.