TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se tryeza e dialogut opozitar mbetet e hapur për të gjithë ata që e konsiderojnë veten pjesë të opozitës. Në një dalje për shtyp, Berisha theksoi se synimi i vetëm i kësaj nisme është ndërtimi i një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë.
Berisha u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e aktorëve politikë pa u zhvilluar ende takimi, duke lënë të hapur mundësinë që qëndrimet të ndryshojnë.
“A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur. Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie. Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës,” tha Berisha.





