Teatri Kombëtar ArTurbina sjell për publikun premierën e komedisë satirike “24 ORË nga JETA e një VOTUESI”, një shfaqje që ndërthur humorin, satirën dhe reflektimin social mbi realitetin bashkëkohor.
Shfaqja vjen nga dhe nën regjinë e Driada Dervishit, e bazuar në disa motive të Naun Shundit, si dhe në tekstin “E të tjera, e të tjera” të Teodor Kekos. Muzika është realizuar nga Aulon Naçi, me interpretim live nga Gent Rushi (fizarmonikë), Ermal Rodi (klarinetë) dhe Emiljan Dhimo (perkursion).
Në skenë ngjiten katër aktorë: Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Hoxhaj, të shoqëruar nga tre muzikantë, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe energjike, ku humori dhe satira godasin fort realitetin politik dhe shoqëror.
Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Desantila Lika dhe Isli Lamuça, ndërsa asistente regjisore është Alesia Xhemalaj. Fotografia mban firmën e Alma Hani.
Me shifra simbolike humori dhe satire, një premierë dhe shumë ironi, shfaqja konsiderohet gati për publikun.
“24 ORË nga JETA e një VOTUESI” do të jepet më 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18 janar, në orën 20:00, në Teatrin Kombëtar – ArTurbina.





