Zbardhet projektligji që do të kalojë ditën e nesërme në Kuvend për miratim nga 140 ligjvënësit e Republikës lidhur me angazhimin e Shqipërisë, të përfaqësuar nga Edi Rama në Bordin e Paqes.
Ishte një ftesë e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump që ftoi Shqipërinë, për tu bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare me statusin si anëtar themelues, ku një ndër qëllimet kryesore, është funksionojë si qeveri tranzitore pasi përfundimit të luftës në Rripin e Gazës.
“Bordi i Paqes për Gazën”, PS mbledh nesër Kuvendin: Miratim i marrëveshjes me procedurë të përshpejtuar!
Misioni i Bordit të Paqes është ushtrimi i ndikimit për vendosjen e themeleve të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese.
Karta e Bodrit të Paqes garanton sovranitetin e të gjithë shteteve anëtare dhe se mandati është 3-vjeçar.
Nga kjo e fundit përjashtohen ato shtete që do të kontribuojnë në shumën 1 miliardë dollaë brenda vitit të parë nga anëtarësimi.
Vetë kryeministri Edi Rama e ka mohuar pagesën e kësaj shume për t’i siguruar Shqipërisë zgjatje të qëndrimit në Bord.





