Plagosje me th*ikë në Vlorë, autori kapet nga policia

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ku dy persona janë konfliktuar fizikisht. Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe autori i ngjarjes është kapur dhe ndodhet nën kontrollin e forcave të rendit. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në zhvillim.