SHBA furnizon BE-në me gazi natyror”/ Komisioneri i Energjisë: Gjeni një furnizues tjetër, duhet zvogëluar varësa nga gazi amerikan

0

SHBA- Bashkimi Evropian duhet të rrisë përpjekjet e tij për të diversifikuar dhe zvogëluar varësinë e tij nga gazi natyror i lëngshëm i SHBA-së, pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për marrjen e kontrollit të Grenlandës, tha të mërkurën shefi i energjisë së BE-së, Dan Jorgensen.

Duke i quajtur ngjarjet e ditëve të fundit një “sinjal të qartë paralajmërues”, Jorgensen tha se paqëndrueshmëria gjeopolitike tregon se BE-ja në marrëdhëniet e saj energjetike ndikohen nga goditjet e sigurisë.

“Këto janë kohë shumë të trazuara. Ajo që e ka bërë situatën më serioze dhe më të komplikuar janë marrëdhëniet e tensionuara me SHBA-në dhe fakti që ne kemi një president amerikan që nuk përjashton përdorimin e forcës kundër Grenlandës”, u tha Jorgensen gazetarëve gjatë një konference shtypi në Bruksel.

Mediat e huaja shkruajnë se SHBA furnizon më shumë se një të katërtën e gazit që konsumon BE-ja. Jorgensen tha se Komisioni Europian tani po kërkon në mënyrë alternative jashtë SHBA-së dhe po planifikon të thellojë lidhjet energjetike me një numër vendesh në muajt e ardhshëm. Këtu përfshihen Kanadaja, Katari dhe Algjeria. Ai theksoi se Brukseli nuk dëshiron një luftë tregtare me Uashingtonin.

“Nuk ka qenë kurrë politika jonë për të reduktuar tregtinë me SHBA-në dhe ne nuk duam konflikte tregtare. Por është gjithashtu e qartë se trazirat gjeopolitike … Kishte një orë alarmi. Ne duhet të jemi në gjendje të kujdesemi për veten tonë.” tha ai.

Komisioneri vuri në dukje se ai ende nuk kishte folur me homologun e tij amerikan pas vërejtjeve të Trump për Grenlandën dhe shtoi se BE-ja nuk ka vendosur një kufi zyrtar se sa gazi natyror i lëngshëm në SHBA do të konsiderohet i tepërt.