TIRANË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan. Katër automjete janë përfshirë në aksident. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Si pasojë e kësaj ngjarje, është shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Kjo ka krijuar një radhë të gjatë trafiku.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit. Ata po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





