Dy raste kanosjeje në Librazhd dhe Cërrik, nis procedimi penal për të dyshuarit

0

 

Dy raste kanosjeje për motive të dobëta janë referuar në Prokurori nga strukturat e Policisë në Librazhd dhe Cërrik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd nisën procedimin penal ndaj shtetasit R. H., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., për motive të dobëta.

Ndërkohë, në Cërrik, Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori pas kallëzimit të shtetasit A. D., 39 vjeç, i cili ka deklaruar se katër ditë më parë është kanosur nga shtetasi O. T., 39 vjeç, gjithashtu për motive të dobëta.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.