Argjendaria në qendër të Elbasanit nën hetim për fshehje të ardhurash dhe dyshime për kontrabandë

0

 

Një 53-vjeçar është vënë nën procedim penal nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pasi dyshohet se fshihte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti tregtar në dyqanin e tij të argjendarisë, në bulevardin “Aqif Pasha” në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit janë konstatuar bizhuteri pa dokumentacion përkatës tatimor. Dyshohet se një pjesë e tyre mund të jenë futur në vend në mënyrë të kundërligjshme, duke ngritur dyshime për kontrabandë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka nisur procedimin penal dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.