Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për të marrë masa parandaluese për rrëshqitjen e dherave që sipas autoritetit u bënë shkak për shembjen e rrugës Librazhd-Përrenjas, te ura e Dragostunjës.
Tenderi i vënë në regjistrin e parashikimeve, do të zhvillohet brenda këtij muaj, dhe kompania që do të përzgjidhet do të ngarkohet për sistemimin e rrëshqitjeve masive gjatë muajit shkurt, të cilat dëmtuan rrugën ekzistuese Librazhd-Prrenjas dhe bllokuan qarkullimin drejt juglindjes për 11 ditë.
Aktualisht qarkullimi është zhbllokuar dhe kalimi bëhet nga një rrugë provizore gati 300 metra, derisa të ndërtohet një rrugë alternative 1.3 km, poshtë gjurmës së aksit të vjetër.





