Fitër Bajrami/ Besimtarët mbushin sheshin në Elbasan, mes lutjesh dhe urimesh

0

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtuan sot festën e shenjtë të Fitër Bajrami, duke përmbyllur muajin e bekuar të Ramazanit.

Edhe në Elbasan, ashtu si në çdo qytet tjetër, falja e Bajramit u zhvillua në sheshin kryesor, ku u mblodh një numër i lartë besimtarësh. Qytetarë të të gjitha moshave u bashkuan në këtë moment të veçantë shpirtëror, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti.

Atmosfera ishte e mbushur me qetësi dhe përkushtim, ndërsa pas faljes, besimtarët shkëmbyen urime tradicionale me njëri-tjetrin.

Fitër Bajrami simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe shpërblimin pas një muaji agjërimi, duke sjellë më shumë afërsi mes njerëzve dhe forcim të vlerave njerëzore.

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙🙏