IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë, nis shembja e një restoranti

0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të premteje në Radhimë.

Sipas informacioneve do të shembet një restorant si dhe disa konstruksione te lehta.

Ka nisur shembja e një restoranti në Radhimë dhe deri më tani nuk ka kundërshtime nga administratorët e këtij subjekti.