Aksident në aksin Milot–Lezhë, dy persona në spital

0

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, është shënuar një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete, të drejtuara nga shtetasit me iniciale B. L., H. J. dhe K. N.

Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J. janë transportuar në spital për kontroll mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.