Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Gramsh, në zonën turistike të Ujëvara e Sotirës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:45, shtetasi R.Xh., banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë.
Si pasojë e rrëzimit, 53-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.





