Aksident në Shqipëri brenda pak orësh, dy mjete përplasen në Shkodër, tre të plagosur

0

Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Shkodër, me bilanc tre persona të plagosur.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë pasagjeret në të dy automjetet, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.