Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në Durrës, ku një e moshuar u përplas teksa po kalonte në vijat e bardha pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”.
Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar urgjenca, e cila ka transportuar të dëmtuarën në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale, si dhe ka ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit në zonë.





