Aksident i rëndë në Librazhd, dyshohet për 1 të v*dekur dhe 6 të plagosur

0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në Xibrakë ku disa automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet edhe për viktima, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Forcat e policisë dhe grupet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.