Taulant Balla reagon përr aksidentin e Durrësit: Në timon s’ishte një shofer, por një terrorist!

0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka konsideruar si “terrorist” drejtuesin e mjetit, që përplasi për vdekje dy fëmijë, dhe plagosi rëndë një të tretë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

“Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në një timon, por një terrorist!”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.

Tre fëmijët ishin duke qëndruar në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara.

Pas këtij momenti, 57-vjeçari, pasi ka parë që ka pasur viktima, ka dalë prej mjetit “Benz”, duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap, duke mos u dhënë të miturve ndihmën e pare.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me aksidentin që ka tronditur komunitetin e zonës dhe mbarë opinionin publik.