56-vjeçari gjendet i vdekur në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në zonën e njohur si “Ura e Lizës”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Paraprakisht, nuk ka dyshime për përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë akt.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Mengel, shtetasi K. Q., 56 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëvrarë me armë sportive, në banesë.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.