TIRANË- Kreu i opozitës u shpreh se, mafia qeveritare shqiptare nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha deklaroi se, është përbën një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Berisha iu referua MSA duke thënë se, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.
“Së dyti, janë këto të gjitha nga Open Tender EU, organizatë kjo e besueshme e BE.
Po kriteri i transparencës? Kriteri i transparencës është shumë i ulët. Vlerësohet gjithsej 54.5 pikë, ndërkohë që sistemi elektronik është përdorur nga viti 2010. Pra, tregon që këta ia mbyllin sytë sistemit elektronik. Këta e zhurmojnë sistemin elektronik.
Treguesi i transparencës ka një rënie katastrofale. Por ka edhe një tregues tjetër. Treguesi i mafies. Mbajeni shënim. Ky tregues, thotë, se mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri. Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani prestigjioze.
E ndaluar! Kjo është një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Injorimi i këtij fakti është një akt i rëndë që dëmton shumë, për aq sa mund të dëmtojë Shqipëria tregun. Në MSA, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.”, shprehet Berisha./





