KORÇË – Një 21-vjeçare nga Korça ka bërë publike pretendimet e saj për ngacmim seksual ndaj mjekut të spitalit rajonal, Nikolla Nunka, duke rrëfyer momentet që sipas saj kanë ndodhur pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në një intervistë për median News24, e reja tregoi se incidenti ka ndodhur gjatë një seance mjekimi, ku ishte paraqitur e shoqëruar nga gjyshja e saj.
Sipas dëshmisë së saj, mjeku dyshohet se ka kryer veprime të papërshtatshme gjatë aplikimit të një kremi mjekësor për trajtimin pas operacionit.
“Në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktorit. Kur unë po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi më pas vazhdoi me aplikimin e kremit. Unë u shmanga kur më puthi, unë ngela pa fjalë. Më pas vazhdoi me kremin që ishte për infeksion vaginal dhe ai thoshte ri në këtë pozicion dhe lëvizjet e gishtave që nuk ishin të duhura për një mjekim, edhe pozicionet. Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita dhe dola me gjyshen dhe shkova te dhoma. Më kishte thënë që të prezantohesha për të hënën në orën 8 dhe 6 që të aplikonte kremin dy herë në ditë”, tregoi e reja./News 24





