Bashkimi Evropian i ka lënë 101 detyra dhe kushte Qeverisë për integrimin, në fazën e mbylljes së grupkapitujve për anëtarësimin, pasi të miratohet raporti i IBAR nga vendet anëtare. Një nga sfidat kryesore të Shqipërisë për integrimin është mjedisi, por kërkohen investime. Në lidhje me këtë pikë ambjentalisti Ahmet Mehmeti thekson se është shumë e rëndësisishme të mbrohet mjedisi dhe biodiversiteti.
Mehmeti sheh me shqetësim faktin se dispozita ligjore në Shqipëri është e mirë por problem shihet mos zbatimi dhe respektimi i ligjeve.
Sipas ambjentalisitit problem për një qark si Elbasani janë ujërat vecanërisht të lumenjve të cilat kanë ngarkesë të lartë metalesh dhe ndikojnë negativisht në kulturat bujqësore.
Në një vend ku investimet në mjedis kanë thithur mijëra euro për ndërtimin e inceneratorëve por çështja mjedisore vijon të jetë problematike duket se do të duhet ende kohe për ti mbushur mendjen BE për të na pranuar në familjen europiane.





