Era e fortë dhe reshjet e shiut shkaktojnë thyerje pemësh në Elbasan

0

Ndryshim i menjëhershëm i motit në Elbasan ka sjellë probleme dhe situata të rrezikshme në qytet. Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar thyerjen e disa pemëve, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe duke krijuar panik në disa zona.

Një prej rasteve më problematike është regjistruar pranë Elbasan Arena, ku një pemë e madhe është thyer dhe ka rënë në trotuar. Siç shihet edhe nga pamjet, pema ka bllokuar pjesërisht zonën, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen dëme në mjete apo persona të lënduar.

Kushtet atmosferike kanë përkeqësuar situatën në disa akse të qytetit, ndërsa qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në ambiente të hapura pranë pemëve apo objekteve të rrezikuara nga era e fortë.