Një konflikt mes disa personave çoi në plagosjen me armë zjarri të efektivit 30-vjeçar, Anxhelo Kumaraku. 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e atentatit. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i efektivit, me të cilin po qëndronte momenti kur ka ndodhur ngjarja.
Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.
Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të zhvillimeve të ngjarjes.
Ndërkohë efektivi i plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku.
Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.





