Konflikti për borxhin me fqinjin! Plagosja e policit, në kërkim dy autorët. Pamje nga vendngjarja në Tiranë

0

Një konflikt mes disa personave çoi në plagosjen me armë zjarri të efektivit 30-vjeçar, Anxhelo Kumaraku. 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e atentatit. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i efektivit, me të cilin po qëndronte momenti kur ka ndodhur ngjarja.

Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të zhvillimeve të ngjarjes.

Ndërkohë efektivi i  plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku.

Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.