Një akident i rëndë rrugor ka ndodhur në Librazhd, ku një 65-vjeçare është përplasur nga makina dhe ka humbur jetën. Viktima është Heidije Bajrami, 67 vjeçe. Bëhet me dije se ajo është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, i cili drejtohej nga Xheladin Omeri.
Fillimisht ajo është transportuar drejt spitalit, por ka mbërritur atje pa shenja jete. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Librazhd
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.
Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme





