VIDEO/Emocione dhe lot:Nxënësit e klasave të pesta i nënshtrohen provimit VANAF

0
Screenshot

 

Sot u zhvillua provimi për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, i njohur si VANAF, për të gjithë nxënësit e klasave të pesta. Ky proces u mbajt edhe në Elbasan .Ndonëse në mëngjes nxënësit u shfaqën të emocionuar pas daljes nga testimi u dukën të lumtur dhe të çliruar pasi sikundër theksuan ishin njohuri të cilat i kishin marrë më herët dhe kishin punuar me mësuesit.

Testimi vlerëson njohuritë e fituara gjatë ciklit fillor dhe përfshiu pyetje nga tri lëndët kryesore: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.