Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ne afersi te kryqëzimit të Superstradës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motorçikletë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.





