“3 ditë pa ujë”/ Banori i Gramshit vendos tabelë në mes të rrugës për t’u dëgjuar thirrja e fshatit

0

Prej tre ditësh banorët e fshatit Trashovicë në rrethin e Gramshit janë pa ujë të pijshëm. Sipas një denoncimi të mbërritur nga një banor i zonës, problemi ka ardhur pasi firma që po punon për rikonstruksionin e rrugës së fshatit ka dëmtuar tubacionin e ujësjellësit.

Banori shprehet se e gjithë zona ka mbetur pa furnizim me ujë, ndërsa apelon që situata të marrë zgjidhje sa më shpejt.

“Jam nga fshati Trashovicë, kemi 3 ditë pa ujë pasi firma që po bën rrugën e fshatit ka dëmtuar tubin e ujësjellësit dhe gjithë fshati është pa ujë. Nëse mundeni bëjeni si njoftim, mos e shikon dikush dhe kujtohet për ne”, shkruan ai.