TIRANË- Situata në protestë është tensionuar pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar të qëndrojnë në shkallët e kryeministrisë.
Siç shihet nga pamjet, forca të shumta policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke u bërë thirrje protestuesve të largohen nga shkallët dhe të zmbrapsen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kjo është dita e tretë e protestës masive me pjesëmarrje të lartë të të rinjve.






