TIRANË- Mijëra qytetarë kanë zbarkuar edhe sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po protestojnë në ditën e tretë radhazi kundër anulimit të projektit të Zvërnecit, Rrjollit dhe Durrësit.
Ata kanë ngjitur shkallët e kryeministrisë dhe brohorasin njëzëri: “Anulo projektin”. Me pankarta që shkruajnë mesazhe të ndryshme, qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama por jo vetëm.









