SToltenberg: Konflikti do të jetë jashtë kontrollit nëse shkon përtej Ukrainës
“Ne kemi një përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës, gjë që do të ishte edhe më e rrezikshme dhe shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata do të dilte jashtë kontrollit.” Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Letoni.





