Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama foli dhe për tarifën e ‘Rrugës së Kombit’ duke theksuar se ajo nuk do të hiqet pasi ka të bëjë me shërbimin dhe jo kombin. Rama u shpreh se cdo patriot, qoftë shqiptar i Kosovës apo i Shqipërise do pagujë për të kaluar rrugën dhe se cdo teori se trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë.
A do të hiqet tarifa për Rrugën e Kombit?
Rama: Nuk është folur, ata mund ta kërkojnë por nuk ka për tu hequr. Ajo është një tarifë shërbimi. Vendet i kanë këto tarifa brenda vendit, jo në kufi. Që ai trau ka ndarë kombin eshte nje teori e pakuptimte…. Kështu që patriotët për të kaluar, duhet të paguajnë rrugen, është një tarifë që ka transformuar totalisht parametrat e sigurisë, nuk ka lidhje me kombin, ka lidhje me shërbimin.