Nënkryetari i PD-së Enkeled Alibeaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është detyrim moral i kryeministrit Rama për t’u paraqitur në komision
I pyetur në emisionin “Frontline” nëse do të merret me forcë Rama po nuk shkoi vullnetarisht në Komisionin Hetimor për 25 prillin, ai u përgjigj se eshte dhe detyrimi i organeve të policisë për ta sjellë me forcë nëse do të jetë nevoja.
“Besoj që një shtetar e ka një detyrim moral. Besoj që e ka për detyrim etik, moral, që nevojës, kërkesës, fakteve që ka shkelur ligjin, të vijë dhe të përballet me të. Thirrja për të dëshmuar që nëse nuk e zbaton dëshmitari, është detyrim i organeve të policisë për ta sjellë”.