A do të ndalohet kampionati italian i futbollit? Ky është vendimi që ka marrë qeveria

0

Situata e futbollit italian në një moment kaq delikat të pandemisë shqetëson Qeverinë.

Kjo është tema e bisedës telefonike mes kryeministrit Mario Draghi dhe presidentit të Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina . Një intervistë pa tension, nuk u fol për një ndalesë të mundshme të kampionatit për dy javë , kohë në të cilën mendohet të arrijë kulmi i variantit Omicron, por për ndeshje me dyer të mbyllura apo me maksimum prej 5000 spektatorësh.

Nisur nga shtimi i infeksioneve dhe përhapja e pandemisë, kryeministri do të kishte kërkuar “bashkëpunim” nga bota e futbollit.

Qeveria, mësohet se nuk po shqyrton masa të reja ndalimi, por pret një vendim autonom,“një formë përgjegjësie” ndaj vendit.

Presidenti i FIGC shpjegoi se si nga Seria B e poshtë pati një pauzë për të kuptuar se si të rifillohej ndërsa pritej që kontrolli i infektimeve të lirohet, por Seria A nuk mund të përballojë një ndalesë, qoftë edhe vetëm e përkohshme, duke pasur parasysh shifrat e përfshira dhe një kalendar që nuk lejonë shumë rikuperime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu