A do të përshkallëzohet aksioni opozitar? Bardhi thërret të hënën mbledhjen e grupit parlamentar

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se do të mbledhë grupin opozitar të hënën (13 nëntor) në orën 12:00.

Mbledhja pritet të zhvillohet në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i tij vjen pas ngjarjeve disa ditë më parë, kur deputetët e opozitës u penguan nga Garda e Republikës për të hyrë në Kuvend për të marrë pjesë në Komisione.

Ata morën vendimin e përgjithshëm të futeshin duke kaluar nga dritaret, një veprim që ka shtuar tensionet politike në vend. Mbledhja e grupit pritet të jetë moment i rëndësishëm për koordinimin e strategjisë opozitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu