A duhet që Xavi të jetë trajner i Barcelonës? Habit Suarez: “Do e këshilloja…

0

Luis Suarez nuk beson që është koha e duhur që Xavi Hernandez të ulet në stolin e Barcelonës.

Barça është duke vuajtur në të gjitha aspektet këtë edicion, sidomos që prej largimit të Lionel Messit, Antoine Griezmann, derisa një vit më parë e “përzunë” edhe Luis Suarezin.

Klubi ka ndryshuar shumë, nuk mund të bëjë shpenzime të mëdha, derisa shpresat i kanë të të rinjtë që tani për tani nuk po sjellin rezultate dhe Joan Laporta po mendon që ta shkarkojë Ronald Koemanin, për të sjell një tjetër trajner që do të arrinte rezultate më të mira edhe më këtë skuadër që ka në dispozicion.

Në mesin e shumë kandidatëve është edhe Xavi Hernandez.

Por, Luis Suarez beson se tani nuk është koha që Xavi të ulet në stolin e Barcelonës që do t’i duhen vite të ndërtojë sërish një skuadër garuse.

“Nuk besoj se sot është momenti për Xavin që të shkojë në Barcelonë”, tha Suarez për SPORT.

Në intervistën e gjatë, ai gjithashtu tha se ende nuk e ka harruar atë që i bëri Barcelona, duke e detyruar që të stërvitet i veçuar dhe jo me pjesën tjetër të skuadrës, para se ta shesë për më pak se 5 milionë euro te Atletico Madrid.

Ai shkëlqeu te Atletico në sezonin e parë dhe arriti që t’ua mbyllë gojën kritikëve duke fituar LaLigën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu