A duhet të pushtohen edhe vendet e Ballkanit që të përshpejtohet Integrimi? Borrell tregon nëse BE do të japë ndihma për përballimin e krizës në Shqipëri

0

Përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell u pyet nga gazetarët në Tiranë, nëse duhet të trokasë edhe në Ballkan lufta që të përshpejtohen procedurat e Integrimit, siç po ndodh me Ukrainën.

Borrell tha se pyetja e gazetares ishte artificiale, pasi BE dhe Ukraina kanë pasur bashkëpunim të ngushtë, që prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

Në vijim të deklaratave të Ramës, që kërkoi ndihmë nga BE për përballimin e pasojave të luftës, Borrell tha se pjesë e planeve të unionit do të jenë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

A do të presë Brukseli që në portat e Ballkanit të trokasë lufta, që të ketë një vullnet të shprehur për integrimin? Vërtetë kriza e çmimeve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por ka një specifikë, që nuk janë të njëjtat paga si në vendet e BE. A do ta merrni parasysh kërkesën e KM?

Borrell: Pyetja juaj është pak artificiale, ne reaguam në mënyrë të menjëhershme kundër pushtimit, në Ukrainë ne kemi marrëveshjet më të plota të stabilizim asociimit, ne kemi investuar shumë para atje, që prej kohës kur Rusia aneksoi Krimenë.

Kjo ka të bëjë me rendin ndërkombëtar në të gjithë botën, ne paralajmëruam Putin për sanksionet, nuk ka të bëjë kjo me shpejtësinë e zgjerimit për shtetet e tjera, ka të bëjë me situatën e përgjithshme politike në Europë.

Ukraina do të kërkojë kohën e vetë. Unë kam mbajtur shënim çdo gjë që më tha zoti kryeministër, ne kemi qenë të ngadaltë në ndihmën për Covid 19, por edhe nëse ka një paketë, nuk do të jetë një zgjidhje që do tiu japë fund problemeve brenda natës. Kjo është një çështje e ndjeshme për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu