Këngëtari latin, Maluma, dha mbrëmë koncert në Tiranë.
Në sheshin ‘Nënë Tereza’ u krijua atmosferë e pazakontë.
Në një moment atij dikush i hodhi në skenë një palë reçipeta të kuqe.
Ai i mori, i pa mirë e mirë e më pas i vari në mikrofon. Nuk iu drejtua fanses që i hodhi, kështu që ‘pronarja’ e reçipetave mbeti enigmë.
Në rrjetet sociale qarkulloi fotoja e këngëtarit latin me reçipeta dhe komentet nuk kishin të sosur. Një prej tyre ishte edhe modelja Kejvina Kthella e cila komentoi poshtë një fotoje një zemër të thyer, duke lënë të aludohet se reçipetat mund të ishin të sajat.
Mësohet se ato nuk ishin të modeles shqiptare por të një fanse tjetër.