A e ka sjellë George Soros Bashën në Shqipëri? Ja çfarë mendon Berisha

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News në emisionin “Pushteti”, ku ndër të tjera është pyetur nëse Kryeministri Edi Rama po synon rithemelimin e BE-së.

Pyetja ka si pikënisje ftesën e Ramës për Italinë që t’i bashkohet Ballkanit të Hapur, mirëpo Berisha thotë se është qesharake vetëm ta mendosh që Rama është në gjendje të lëvizë nga boshti i saj në BE vende si Italia.

Berisha foli dhe per lidhjet e George Soros ne Shqiperi. I pyetur nese edhe kreu i PD-se Basha eshte pjese e Soros, Berisha tha se nuk e di kete gje, ama e di qe Basha nuk ka kundershtuar asnje projekt te Soros ne Ballkan.

Intervista

Kalaja: A mendoni se Rama do rithemelojë BE?

Berisha: Rama është vasal i Vuçiçit dhe këtë projekt e ka të sërvirur nga Vuçiç. Të përdorësh emrin e Italisë dhe Greqisë, dhe të mendosh se do të devijosh nga aksi i tyre europian këto vende është thjesht deklaratë qesharake. Ballkani i Hapur është interes madhor për oligarkët shqiptarë. Një mik imi më thoshte po vdes për të. Ndërtues. Pse vdes ai për të? Sepse shet apartamente. Apartamentet mund t’i shesësh dhe pa Ballkanin e Hapur po te kete siguri, rend. Për atë varej gjithçka që të vinin serb.

Kalaja: A ka lidhje ardhja e Vuçiç në Tiranë me ditëlindjen e Stalinit?

Berisha: Që janë autokratë të dy janë. Në rrugën e tyre, nëse Stalini e bazonte pushtetin në diktature ideologjike, Rama dhe Vuçiç e bazojnë pushtetin e tyre në krimin dhe drogën.

Meçani: Erion Veliaj e ka për nder që është prurje e Sorosit. Edi Rama po ashtu. Aq sa të takosh një politikan në Shqipëri duhet të bësh kujdes se kanë lidhje me të. Lulzim Bashën sa shance ka ta ketë sjellë Sorosi në Shqipëri?

Berisha: Ajo që mund të them është që Lulzim Basha në këto vite në krye të opozitës, në heshtje ka mbështetur çdo projekt të George Soros në rajon. Nëse ka qenë në bordero te Soros apo jo s’di ta them. Por i ka mbështetur ato projekte me heshtjen e tij. Ju e morët vesh për një takim që u zhvillue për të ndjerën nënë e Irfanit, por në orën 12 të natës nuk ka ngushëllimë. Tani më thoni ju mue, çfarë është ajo? Ajo është marrëveshje mes tyre. Marrëveshje në një darkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu