“A erdhi djali në shtëpi?”/ Vrau dhe groposi fqinjin në oborrin e banesës, autori pak pas krimit doli në rrugë dhe…

0

Të tjera detaje tragjike kanë dalë në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit sot në Gracalli të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BW se autori, Klodian Çalamani pasi kishte qëlluar disa herë me lopatë në kokë djalin e mitur, më pas e kishte mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.

Por, fill pas këtij episodi të rëndë, ai ka dalë në rrugë, ndërsa ka pyetur disa herë familajrët e viktimës nëse e kishin gjetur djalin. Kjo edhe për të humbur gjurmët. Mësohet se ai ka dalë në rrugë në gjendje të dehur, ndërsa ka pyetur vazhdimisht me pyetjet; ‘A e keni gjetur djalin?’, ‘A erdhi djali në shtëpi?’.

Ndërkohë, pasi u shoqërua në polici, 38-vjeçari u rrëfye në komisariat, ku pranoi edhe krimin makabër.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu