Nëse keni aplikuar për një biletë për të ndjeku nga afër ndeshjet e kombëtares së futbollit në Europianin e Gjermanisë, tashmë mund të kontrolloni nëse jeni shpallur fitues.
UEFA ka nisur procesin e përzgjedhjes, teksa të gjitha ata që janë shpallur fitues janë informuar me një email, ku i kërkohet të vijojnë me pagesën. Nga ana tjetër, ata që nuk kanë pasur fat, nuk do mund të sigurojnë dot një biletë.
Për të verifikuar nëse keni fituar, mjafton të hyni në faqen zyrtare të UEFA-s tek sesioni i bileta dhe pas plotësimit të të dhënave, do të shihni nëse keni marrë përgjigje pozitive ose jo.
Kampionati europian i futbollit starton më 14 qershor, teksa Shqipëria do të luajë më 15 qershor kundër Italisë, më 19 qershor kundër Kroacisë dhe më 24 qershor, kundër Spanjës.