“A më ndihmon dot? Dua të blej armë me 20 mijë euro”, zbardhen përgjimet e Elvis Demçes dhe bandës së tij, si trafikohej kokaina

0

Përgjime të tjera kanë dalë në dritë ndaj narkotrafikantit shqiptar Evlis Demçe i cili synonte të zhdukte gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Përgjimet janë një prej fijeve që lidhin lumin e madh të kokainës në aksin Romë-Kalabri dhe tashmë po kërkohen edhe mjete të reja.

Kanalet e trafikut të kokainës përmes ndihmës së Ndraghetës dhe lidhjeve të duhura ka bërë që të anashkalohet edhe arrestimi i kapove. Së fundi kanë dalë në dritë përgjime të tjerave të të ashtuquajturit ‘Zoti i Romës’, ku në gjurmët e Interpolit kanë rënë bisedat e grupit kriminal të Demçes dhe “miqve” të tij të ‘Ndranghetës’. Sipas mediave italiane, ata komunikojnë me njëri-tjetrin duke menduar se ndjehen të sigurt pas ekranit të SkyeCC një aplikacion i një prej kompanive kanadeze e cila kishte iluzionin e garancisë së paprekshmërisë absolute për klientët e saj.

Në bisedat e zbuluara të kriptofonave të sekuestruara, hetuesit dhe karabinierët e Romës gjejnë pjesët e pazgjidhura të lidhjeve me Demçes dhe Ndraghetës. Në bisedat e përgjuara, dëgjohet se si ata flasin me emra të koduar ku vërtetohet edhe roli i kalabrezëve si furnizues të “shitësve me shumicë” që operojnë në qendrat tregtare fitimprurëse brenda lidhjes: “Zio” dhe “Spartaco”, “Rangara”, “er Chiappa” dhe “Noodles” : të gjitha ingranazhet e një mekanizmi i cili, sapo filloi, ishte në gjendje të garantonte deri në 50 kilogramë kokainë për çdo dërgesë. Përveç drogës, aty flitet edhe për blerjen e kallashnikovëve.

“Ai thotë se nesër do të shkojnë te të afërmit e tyre në Tiburtinë, vetëm duhet t’i marrësh në stacion dhe t’i çosh në shtëpi. Ju them të qëndroni me këta djem që të dukemi në rregull”, shkruhet në dosjen e zbardhur të përgjimeve.

Emisarët e Ndraghetës po mbërrijnë në Romë: Do të jenë ata që do të garantojnë qarkullimin e kokainës në pikat e shitjeve. Demçe shqetësohet nëse gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë.

“Kam ndikim dhe peshë në Kalabri dhe jam i interesuar për kapot e tyre ndaj duhet pasur kujdes”, thuhet në përgjime.

Kanali i komunikimit dhe trafikimit të kokainës mes bandës shqiptare dhe furnitorëve kalabrezë është duke u konsoliduar, shkruajnë mediat italiane.

Kur bëhet fjalë për shlyerjen në kohë të borxheve: u shkojnë në pjatë 400 mijë euro për një ngarkesë kokaine, mjaft cilësore. “Ti dhe Braçio sillni paratë, duhet të qëndroni atje dhe ata duhet t’i numërojnë para jush”. Lëreni shefin tuaj t’i shkruajë “xhaxhit” se gjithçka është në rregull dhe lëreni t’u dërgojë një foto shefave të tij, të cilët e di se janë njerëz të mirë”, thuhet në përgjime.

Trafiku i kokainës dhe i armëve

Bandat shqiptare e ka të qartë se me kalabrezët duhet të sillet me respekt dhe nderim. “Të jeni gjithmonë të gatshëm për kërkesat e tyre”, të paktën kur bëhet fjalë për goditje të mëdha, që vetëm Demçe i di. Dhe ja pse shefi shqiptar niset të organizojë logjistikën për ardhjen e një ngarkese të destinuar për trafikantët e tjerë: “Duhet të shkosh në San Cesareo”, thotë në telefon. Por kriminelët mbeten kriminelë dhe rregulli se “qeni nuk e ha qenin” është saktësisht për raste të tilla. Tregu i kokainës është një nga aktivitetet e preferuara të klaneve në kryeqytet. Kalabrezët blejnë shtëpi jashtë qytetit dhe tokë ku mund të fshehin pakot e drogës. Grupi i Demçes është ai që kujdeset për gjetjen e zgjidhjes së duhur: “E ka urgjente të marrë një shtëpi dhe të blejë tokë”, thotë shefi në telefon.

“Shiko sa janë për këtë shtëpi dhe në bazë të kostos, pajtohesh me pronarin dhe ngarkon 50.000 mbi të, aq shumë paguajnë. Dhe ne i ndajmë ato. Nëse shtëpia kushton 100, ju thoni 150 dhe ikni”, thuhet në bisedat e përgjuara nga Interpoli dhe policia italiane.

Kanali kalabrez, i Ndraghetës nuk merret vetëm me trafikimin e kokainës por edhe me trafikun e armëve. Ata blejnë automatikë të vegjël, ku shumicën prej tyre i përdorin për të ekzekutuar grupet rivale. Këtë e tregon vetë Demçe në një prej bisedave të deshifruara me një prej kalabrezëve që fshihet pas kodit të identifikimit “6ffefa”: “Shoku im, më parë përdorja një mikun tim të dashur nga Siderno që merrej me ta, por tani ai është brenda. Dua të blej armë 20 mijë euro, a më ndihmon dot? Me duhet një Ak47, një Uzi , M12 Scorpion. Pastaj për gjyqtarët më duhet një Glok 17, Beretta 9 × 21 parabellum dhe nja 3-4 granata dore ananasi. E pyeta “Rangarën” por ai nuk është i interesuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu